Ulrike Lunacek mbetet jashtë Parlamentit austriak

Ulrike Lunacek mbetet jashtë Parlamentit austriak

16 tetor 2017 12:31

Sipas rezultateve preliminare, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%)

Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Austri kanë nxjerr rezultate befasuese. Teksa në kampin e Partisë ÖVP të Sebastian Kurz shihen lot gëzimi për fitoren e zgjedhjeve, në kampin e Partisë së Gjelbër të udhëhequr nga Ulerike Lunacek kishte lot dëshpërimi.

Sipas rezultateve preliminare, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%), shkruan “albinfo.ch”.

Për kandidaten Lunacek, mike e dëshmuar e Kosovës dhe e shqiptarëve. ky rezultat është një dështim dhe fatkeqësi. Në vitin 2013 partia e saj kishte arritur rezultatin më të mirë në historinë e vet, ndërsa vetëm katër vite më vonë, në zgjedhjet e 2017-s, të gjelbrit nuk janë në parlament. Që nga viti 1986, kjo është hera e parë që kjo parti mbetet jashtë parlamentit.

Por fajtori i gjithë kësaj disfate duket se është gjetur menjëherë. Ai është Peter Pilz, i cili kohë më parë u nda nga partia e ambientalistëve dhe krijoj partinë e tij “Lista Pilz”, shkruan albinfo.ch duke iu referuar mediave austriake. “Janë bërë shumë gabime gjatë kohëve të fundit, një prej tyre sigurisht është edhe ndarja me Peter Pilz” ka thënë për heute.at, Albert Steinhäuser nga partia e Gjelbër.

Kandidatja për kryeministre Ulrike Lunacek e quajti këtë rezultat një disfatë të madhe, por ajo shpreson në numërimin përfundimtar të fletave të votimit dhe rezultatit përfundimtar që pritet të dalin ditën e enjte.

Ulrike Lunacek për shumë vite me radhë ka qenë nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme