Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi merr votën e grupit 6 + për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Prizren, ku ka thënë të jetë takuar me deputetë të Kuvendit të Kosovës, përkatësisht me përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në grupin “6 plus”.

Me ta ka biseduar për shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, çështje e cila ka ngjall debat të nxehtë kohës së fundit, dhe që solli reagim kundërshtues nga NATO dhe SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, Thaçi tha se Grupi 6 + e përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike”, theksoi Thaçi, raporton Koha.net.

Presidenti i vendit tha se me këtë grup ka të plotë se “koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t'i shërbejnë gjithë Kosovës”.