Shtetësia shqiptare për kosovarët për konsum politik

Shtetësia shqiptare për kosovarët për konsum politik

16 tetor 2017 08:00

Mungesa e vizave për Kosovën, i vetmi shtet në Evropë i privuar nga lëvizja në zonën Schengen, ka provokuar deklarata politikanësh fillimisht në Shqipëri e më pas edhe në Kosovë për “dhënien e shtetësisë shqiptare” për qytetarët kosovarë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vizitën që realizoi pak ditë më parë në Kosovë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është përballur me kërkesën që shqiptarët e Kosovës të marrin masivisht shtetësi të Shqipërisë, që nga biznesmenët dhe deri tek qytetarët që ndihen të rrethuar nga një mur i izoluar që ka Kosova prej vitesh. Kjo kërkesë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, bëhet, pasi sipas tij, Shqipëria e ka angazhim kushtetues për të pajisur me pasaporta shqiptare qytetarët e Kosovës.

Por kërkesa e Thaçit ka shkaktuar shumë shqetësime në raportet bilaterale, si dhe në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare dhe është bërë objekt debati në të dy vendet...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Hasani16/10/2017 09:53

Kjo pune eshte dashtur te definohet e perfundohet shume kohe para se ceshtja e levizjes se lire per Kosovaret te ehej kjo qe eshte sot. Sikur qe Gjermania ja u jap nenshtetesine te gjithe gjermaneve kudo qe jetojne, ashtu edhe Shqiperia duhe't t'ua jap nenshtetesine shqiptare te gjithe shqiptareve kudo qe jetojne! E tani, 'miqet tane nderkombetare' do te intervenojne dhe do t'a ndalin kete. edhe nese pushteti i tashem do te beje dicka ne kete drejtim.

Shto koment

Të ngjashme