Arbëri

Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas që raportoi për zyrtarizimin e gjuhës shqipe

Gazetari Borjan Jovanovski është sulmuar për herë të dytë në Shkup. Ai është pështyrë në fytyrë dhe quajtur tradhtar, për shkak të raportimeve të tij për qeverisjen e Nikolla Gruevskit dhe partive në pushtet.

Kjo, tregojnë gazetarët në Maqedoni, është bërë gati normale në vitet e fundit, ku sulmet dhe presioni ndaj gazetarisë së pavarur janë shtuar dukshëm, veçanërisht për shkak të qasjes së qeverisjes së VMRO-DPMNE, raporton KTV.

Gazetarja e BIRN-it në Maqedoni, Meri Jordanovska thotë se nëse gjërat nuk do të ndryshojnë së shpejti, Maqedonia nuk do të dallojë nga Kina për liri të shprehjes.

Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni arsyetimin për këtë çfarë po ndodh e bën, duke thënë se Maqedonia nuk është demokratike.


Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas... by kohanet