Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido.
Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Kryeparlamentari kërkoi nga Amido që Madagaskari ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.
Nga ana e tij, Amido falënderoi Veselin për pritjen dhe vlerësoi progresin e bërë në Kosovë, ndërsa shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.