Arbëri

Mihajloviq: Nëse Vuçiq e zgjidhë çështjen e Kosovës, do të mbetet në histori

Descriptive Text

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se çështja e Kosovës është më e rëndësishmja për të ardhmen e Serbisë dhe nëse këtë çështje e zgjidh presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ai do të mbahet mend si politikani më i madh serb në dy shekujt e fundit.

“Pak ka të tillë sot që e shohin në kontekst të plotë çështjen e Kosovës, që e shohin tërë këtë ndërthurje të Kosovës me raportet në rajon, me rrugën tonë kah BE-ja, me raportet me Turqinë, me SHBA-në e Rusinë, dhe çka është më e rëndësishmja, me të ardhmen e Serbisë. Vuçiq i sheh këto dhe ka rastin që ta zgjidhë këtë çështje. Nëse me shqiptarët arrijmë të zgjidhim çështjen e Kosovës, Vuçiq do të mbahet mend si politikani më i madh serb i dy shekujve të fundit”, ka thënë Mihajloviq për “Kurir”, transmeton Koha.net.

Presidenti serb, Vuçiq, muaj më parë ka bërë thirrje për një debat të brendshëm për çështjen e Kosovës.