Arbëri

Specialja s’e mohon bashkëpunimin me Serbinë

Në Gjykatën Speciale nuk e kanë mohuar bashkëpunimin reciprok me Serbinë, për të cilin presidenti Hashim Thaçi ka folur këtë të hënë. Por, kanë thënë të jetë bashkëpunim në bazë të ligjit që e kanë bërë vetë autoritetet e Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim të javës, në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile me temën “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”, kreu i shtetit ka ngritur shqetësimin për bashkëpunimin jo të njëjtë që Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, emërtim ky zyrtar për Specialen, i ofrojnë Kosovës dhe Serbisë.

“Gjykata Speciale ka bashkëpunim maksimal dhe reciprok me Serbinë, me Zyrën për krime lufte në Beograd, të dhëna këto të deklaruara nga gjykata, por edhe nga autoritetet e Beogradit. Me Kosovën bashkëpunimi është minimal, simbolik dhe i njëanshëm. Të mos themi se nuk po bashkëpunojnë fare. Pa informim minimal, procedural nga gjykata për autoritetet nga Kosova”, ka thënë presidenti Thaçi. “Autoritetet në Beograd pretendojnë se e dinë se kush do të akuzohet dhe pse do të akuzohet nga shqiptarët e Kosovës”...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.