Arbëri

Rikallo flet me ambasadorin gjerman për planet e tij bujqësore të Kosovës

Descriptive Text

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Kosovës , Nenad Rikallo ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, ministri Rikallo ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për vitin e ardhshëm, transmeton kp.

Ministri Rikallo dhe ambasadori Heldt u pajtuan që zhvillimi i bujqësisë dhe zhvillimi rural është i rëndësishëm, pasi që kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ambasadori Heldt theksoi se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e bujqësisë.

Rikallo e falënderoi ambasadorin Heldt për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, i cili sipas mendimit të tij ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit.