Lajiq: Ka ftohje në marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën

Lajiq: Ka ftohje në marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën

13 tetor 2017 09:26

Mund të jemi të kënaqur me qëndrimin e kryetarit të Turqisë Recep Taip Erdogan, ndërsa më pas do të ndjehen efektet pozitive të vizitës së tij në Serbi, ka thënë ministri për Turizëm e Telekomunikacion i Qeverisë serbe Rasim Lajiq, transmeton Koha.net.

Në pyetjen nëse gjatë vizitës është bërë fjalë për Kosovën rreth të cilës Serbia e Turqia kanë qëndrime të ndryshme, Lajiq ka thënë se nuk ka marrë pjesë në bisedat e kryetarëve dhe se kanë dominuar temat ekonomike dhe ka shtuar:

"Partnerët turq më kanë thënë se marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë e Kosovën nuk janë të atilla siç kanë qenë deri te përpjeka e grusht shtetit dhe se është e qartë se ka njëfarë ftohje marrëdhëniesh”

Duke folur për investuesit turq që kanë qenë në vizitë, Lajiq ka thënë se më pas do të flitet për punët e mëdha e investimet dhe se së shpejti do të hapen mijëra vende të reja pune.

Ai, siç njofton rtv, ka shtuar se në Novi Pazar nuk gjendet asnjë investitor turk dhe se ata kanë shkuar kryesisht në jugun Serbisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme