Byroja përjashton me 10 ditë nga Kuvendi deputetin e PD-së, Flamur Noka

Byroja përjashton me 10 ditë nga Kuvendi deputetin e PD-së, Flamur Noka

13 tetor 2017 09:17

Tiranë, 13 Tetor -Byroja e Kuvendit të Shqipërisë miratoi kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që kërkuan përjashtimin me 10 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Përjashtimi i Flamur Nokës është bërë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi LSI votoi kundër kërkesës.

Noka u përjashtua gjatë seancës së të enjtes nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për reagimin e bërë pas fjalës së Sali Berishës në Kuvend dhe ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, kur po diskutohej projektligji për minoritetet.

Pas kësaj, PD dhe LSI u bënë bashkë duke i dorëzuar Ruçit një kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës po me dhjetë ditë, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga kreu i Kuvendit.

“Pasi pashë të zbardhur procesverbalin e seancës, nuk mund ta marr në konsideratë sepse nuk përmbush asnjë kërkesë të rregullores të neneve 64 dhe 65”, tha kryeparlamentari Ruçi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme