Dita ndërkombëtare e reduktimit të Katastrofave Foto: Ilustrim

Dita ndërkombëtare e reduktimit të Katastrofave

13 tetor 2017 08:51

Dita Ndërkombëtare e Reduktimit të Katastrofave, cila përkujtohet çdo 13 tetor nuk ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në Kosovë.

Deri më tani në Kosovë nuk është paraparë asnjë aktivitet për këtë ditë. Ndërkohë, gjatë këtij viti nëpër vende të ndryshme të botës janë shënuar një numër katastrofash me pasoja të rënda.

Përveçse janë shkaktuar shumë humbje njerëzore dhe vuajtje, sollën gjithashtu zvogëlimin e kapaciteteve dhe resurseve të tyre, ashtu edhe frenimin e zhvillimit ekonomik në ato vende.

Studimet e fundit në botë tregojnë që aktivitetet e reduktimit të rreziqeve kanë sjellë në fund të fundit kursime financiare. Kur fondet investohen në projekte për reduktimin e rreziqeve, qeveritë kursejnë shuma të konsiderueshme në kostot që duhen për përgjigje në raste katastrofash.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme