Ukë Rugova e Astrit Haraqia nuk i “shpëtojnë” gjykimit, Apeli kërkon të fillojë shqyrtimi gjyqësor Foto: Ilustrim/Koha

Ukë Rugova e Astrit Haraqia nuk i “shpëtojnë” gjykimit, Apeli kërkon të fillojë shqyrtimi gjyqësor

13 tetor 2017 08:00

Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqia, si dhe 18 të akuzuarit e tjerë do të ballafaqohen me të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale për krim të organizuar, shkruan sot Koha Ditore.

Gjykata e Apelit të enjten ka marrë vendim që të mos e marrë për bazë kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës të bërë nga të akuzuarit. E ka konsideruar si të pabazuar dhe njëkohësisht ka kërkuar që rasti të fillojë të gjykohet në procedurë të rregullt gjyqësore.

Në periudhën për të cilën akuzohet, Ukë Rugova ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në listën e kandidatëve për deputetë të AAK-së, ndërsa më vonë u bë pjesë e Grupit parlamentar të AKR-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme