Në Prishtinë mund të ketë balotazh, thotë Halimi

12 tetor 2017 20:52

Duke mos nënvizuar subjektin, opinionisti Fisnik Halimi në Rubikon të KTV-së, ka thënë se partia e cila ka pasur rezultate të mira në zgjedhjet parlamentare, do të ketë rezultate katastrofike në Prishtinë.

“Nuk po dëshiroj të emëroj parti dhe kandidat të cilët do të kenë rezultate katastrofike në Prishtinë. Edhe pse në zgjedhjet parlamentare ato parti kanë pas numra. Unë po them që gara ka përfundu, kanë shku votat aty ku kanë pas mend me shku”, ka thënë ai.

“Në Prishtinë mund të ketë balotazh”, përfundoi Halimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme