“KDTP në Prizren: Miku i turkut është vetëm turku”

12 tetor 2017 20:29

Instituti Demokratik i Kosovës ka gjetur se prej gjithsej 905 tubimeve të monitoruara deri tash vetëm në 16 prej tyre ka pas gjuhë të urrejtjes.

Listës i prin Partia Demokratike e Kosovës me 9 raste, një prej të cilave pret kallëzim penal nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo ka të bëjë me akuzën drejtuar kandidatit për kryetar të LVV-së në Prizren, për të cilin kanë thënë se “nuk flet mirë shqip dhe si rrjedhojë nuk do të duhej të ishte kandidat për kryetar”.

Nisma e LVV kanë nga dy raste dhe LDK me një të tillë.

Albert Krasniqi nga KDI në Rubikon të KTV-së ka bërë të ditur se kanë dërguar edhe një rast në PZAP.

“Është i KDTP-së në Prizren. Ka qenë një thënie ku miku i turkut është vetëm turku. Pra është një lloj i mostolerancës ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.

Sipas tij, subjekti politik është gjobitur dhe është detyruar që të heqë një poster të tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme