Apostolova dhe delegacioni i Vetëvendosjes diskutojnë për prioritetet e BE-së ndaj Kosovës

Apostolova dhe delegacioni i Vetëvendosjes diskutojnë për prioritetet e BE-së ndaj Kosovës

12 tetor 2017 16:38

Sot, në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deputetja Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ismajl Kurteshi, kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, takuan Nataliya Apostolova, Përfaqësuese speciale e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Në këtë takim, siç ka bërë të ditur deputetja Albulena Haxhiu në Facebookun e saj, u bisedua për agjendën e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe për prioritetet e kryetarëve të Komisioneve parlamentare që do të udhëhiqen nga deputetët e Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, raporti i progresit për Kosovën, mosfunksionimi i Kuvendit, varësia e Qeverisë nga Lista “Srpska” dhe bllokada e saj për themelimin e ushtrisë, mungesa e parashikimit të ligjit antimafia dhe konfiskimit të pasurisë së paligjshme, ishin disa nga shumë çështje që ngritëm si delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndërsa Ambasadorja Apostolova, shpalosi prioritetet e BE-së dhe reformat prioritare të cilat burojnë nga agjenda evropiane lidhur me Kosovën, duke e theksuar veçanërisht rëndësinë e Komisionit për legjislacionin dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër korrupsionit.

“Delegacioni jonë rishprehu gatishmërinë e Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Prishtinë në drejtim të jetësimit të agjendës evropiane për Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme