Ministria e Shëndetësisë furnizon me barna Klinikën Infektive Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë furnizon me barna Klinikën Infektive

12 tetor 2017 15:56

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas takimit të ud. drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, me Ministrin e Shëndetësisë dhe me Bordin Drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit për media nga SHSKUK, Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë

Vancomycin 500mg = 800 copë

Amoxicilin 250mg sir = 50 copë

Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë

Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë

Sistema për Infuzion = 500 copë

Gjilpëra 21G = 5000 copë

Shiringa 50 ml = 100 copë

Ndërresa për fëmijë = 100 copë

Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet e tjera, për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomikë nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdojë.

Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte.

Me respekt,

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme