Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama mbledh qeverinë në Vlorë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte kabinetin në Vlorë. Kreu i qeverisë kishte paralajmëruar një muaj më parë, se kabineti do të mblidhet në çdo qark të vendit, për t’u njohur me problemet e qytetarëve dhe për të biseduar mbi investimet në zonat përkatëse.

Rama ishte shprehur se këto nuk do të jenë mbledhje simbolike, por për të punuar me deputetët, për të thirrur drejtuesit e institucioneve e për të biseduar me kryetarët e bashkive. Ministrat mësohet se do të qëndrojnë dy ditë në Vlorë. Gjatë ditës së parë pritet të zhvillohet mbledhja e qeverisë, ndërkohë që gjatë ditës së dytë, do të ketë takime me qytetarë dhe drejtues të institucioneve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo