KMDLNj reagon ndaj deklaratës së Apostolovës për burgjet

KMDLNj reagon ndaj deklaratës së Apostolovës për burgjet

12 tetor 2017 13:35

Kështilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj deklaratës së shefjës së Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, duke mohuar se Kosova ka burgje të mbipopulluara dhe që përballen me radikalizëm dhe dhunë.

Sipas KMDLNj-së, kjo deklaratë nuk përkon me realitetin nëse mbështetemi nga të dhënat monitoruese nga OJQ –të që monitorojnë këto institucione.

KMDLNj thotë se krahasuar me vendet e rajonit por edhe të vendeve me një demokraci të zhvilluar dhe të qëndrueshme, në burgjet e Kosovës , përdorimi i dhunës ndodhë jashtëzakonisht rrallë dhe nuk mund dhe nuk duhet të përdoret si tregues i besueshëm sepse krijon një opinion që nuk është në përputhje me realitetin duke i shqetësuar familjarët e të privuarve nga liria.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme