Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesazhi i Kurzit për Serbinë: Mjaft përmendje për Katalunjën, dialog!

Shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurz mendon se nuk është shumë e përshtatshme të krahasohet Kosova me Katalunjën, porse duhet vazhduar dialogun me Prishtinën, transmeton Koha.net.

"Nuk shoh kurrfarë vlere të shtuar në krahasimin e situatës rreth Katalunjës e Kosovës, ka thënë për tanjug ministri austriak i Punëve të Jashtme". Referendumi për pavarësi është çështje e brendshme e Spanjës që duhet zgjidhur përbrenda Kushtetutës spanjoll, thekson Kurz.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Serbia, para anëtarësimit të saj në BE, duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, po ka nënvizuar se BE gjithmonë ka thënë se dialogu i Beogradit me Prishtinën është me shumë rëndësi për rrugën e Serbisë në BE.

„Përparim i në dialog edhe më tej do të jetë i rëndësishëm për tempin e procesit për anëtarësim“, thotë ai.