Arbëri

Lazareviq e ka kryer burgun, Haradinajn e pret burgu, sipas Daçiqit

Ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq është përfshirë në replikat e ambasadorit të SHBA-së në Beograd Kyle Scot me ministrin e Mbrojtjes të Serbisë Aleksandar Vulin.

Daçiq, madje, ia ka dhënë “një udhëzim” kryediplomatit amerikan në Beograd, ndërsa në reagim e ka përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net

“Ambasadori amerikanë Beograd nuk duhet të përzihet në punë të brendshme të Serbisë, ambasadorët tanë këtë nuk e bëjnë”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe lidhur me deklaratat e ambasadorit amerikan Kyle Sccot për ministrin serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin e i cili kishte thënë se “nuk mund at lavdërojë ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë për Kosovën”, përcjell FoNet .

Me konstatimin se Vladimir Lazareviq e ka kryer vuajtjen e dënimit me burg, Daçiq ka thënë se “kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka për ta kryer dënim, derisa Ante Gotovina është liruar nga aktakuza për krime dhe po për kryetar të Kroacisë”.

Vladimir Lazareviq, për krime lufte në Kosovë, vuajtur dënimin me 14 vjet burgim .

ditë më parë e kishte lavdëruar Vulin dhe kundër kësaj lëvdate ka shkruar Sccot në Twitter.