Arbëri

Prishet rehatia e “dajës” së Grabovcit, Gjocaj dorëhiqet para shkarkimit

Curr Gjocaj nuk ka dashur të mbahet mend si drejtori i shkarkuar i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK). Pak metra larg zyrës në të cilën ka shërbyer me shumë se tre vjet si drejtor i këtij institucioni, të mërkurën ishte mbledhur Bordi i SHSKUK-së, shkruan sot Koha Ditore.

Gazeta ka mësuar se në ditën e tretë zyrtare të punës së tyre ata si pikë të rendit të ditës e kishin shkarkimin e Gjocajt nga pozita që e ka mbajtur deri tash. Shkarkimi do të bëhej si pasojë e rizgjedhjes se jashtëligjshme nga Bordi pa mandat. Përderisa kjo instancë po diskutonte me dyer të mbyllura, Gjocaj duke shmangur kontaktin fizik ua ka dorëzuar letrën e dorëheqjes përmes emailit.

Por gjatë udhëheqjes 3-vjeçare të Gjocajt me SHSKUK-në, shëndetësia publike nuk ka pasur përparime. Tre persona kanë vdekur e gjashtë të tjerëve u është keqësuar gjendja si pasojë e kontraktimit të një gazi të jashtëligjshëm nga QKUK-ja. Problemet me tenderë kanë vazhduar të jenë pika më e dobët e sistemit shëndetësor.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.