Arbëri

Shembull i një lideri të vërtetë biznesi - emaili i tij drejtuar stafit!

Në Kosovë është mjaft e vështirë të arrish majat e suksesit, në çfarëdo lëmie apo industrie qoftë ajo. Por, me punë, ndershmëri e dedikim shumë-vjeçar duket se kjo mbase mund të jetë e mundur edhe në Kosovë.

Një rrëfim të tillë, në një ambient tejet të vështirë biznesi, e gjejmë BP Home. Në emailin e dërguar stafit të tij, Mentor Pllana, themelues i kësaj kompanie, reflekton e falënderon stafin dhe bashkëpunëtorët e tij për punën e sukseset e përbashkëta.

Prandaj, mos u dorëzoni! Në Kosovë, përkundër vështirësive, ka mjaft storie suksesi. Një shembull tipik është ky rast.

Më poshtë e gjeni email-in që Pllana i ka dërguar stafit të tij:

Të nderuar bashkëpunëtorë,

Sot është një ditë shumë e veçantë për mua. Kjo ditë është e tillë, sepse më kujton shumë gjëra në rrugëtimin tim shumëvjeçar në punë dhe në jetë. Sot është ditëlindja ime.

Për të gjithë ju që nuk e dini, unë sot po bëhem 35 vjeç. Unë them se rrëfimi im është i mrekullueshëm, sepse për këto 35 vjet jetë, unë i kam 28 vjet përvojë pune. Rrëfimi im dhe i familjes sime është dhimbja dhe suksesi ynë. Është suksesi ynë, sepse përvojat nëpër të cilat kemi kaluar kanë bërë që ne të formësohemi si individë, si familje, si ekip dhe si kompani.

Sot është nder dhe përgjegjësi personale për mua t'ju falëndereroj për gjithë punën e ndershme, me vlerë dhe të palodhshme, gjatë gjithë këtyre viteve. Si rezultat, kompaninë BP HOME e ndërtuam ndryshe nga të tjerat.

Fjala ndryshe është e bukur. Në fjalorin tim do të thotë shpresë. E shpresa na ngjallë guxim, vizion dhe dashuri për të bërë më shumë, për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë dhe shtetin tonë. Sidomos për shtetin tonë.

NE jemi ndryshe, sepse…

Në nivel kompanie, po e digjitalizojmë kompaninë dhe deri në fund të vitit do të jemi kompania e parë në 15 shtete, e para e këtij lloji në Cloud-Remote Office. Do të jemi shembull për avancim të performancës dhe shpërblimit të bashkëpunëtorëve.

Në nivel qyteti, po e ndërtojmë lagjen e parë të mençur, e para e këtij lloji në 15 shtete, përmes teknologjisë IOT (Internet of Things), ku po ashtu do të tregohet si storie suksesi në nivel të 15 shteteve si lagje për teknologjinë që e kemi përdorë dhe dobitë që do t'i kenë banorët e lagjes. Përmes lagjes “Qershia”, qytetin e Prishtinës do ta promovojmë si qytet të mençur në Evropë dhe botë.

Në nivel shteti, po e ndërtojmë platformën Fingermarket. Përmes këtij investimi po e promovojmë Kosovën dhe do t’i ridefinojmë vlerat e vendit tonë: Vend-Platformë për informata dhe biznese në nivel global, ashtu sikurse është shteti i Zvicrës Vend-Platformë për financa dhe siguri në nivel global.

Përvoja në Ndërtim, Patundshmëri, Energji, Teknologji, Zbavitje-Edukim dhe Fondacioni janë njohuritë bazë dhe ato na definojnë si grup dhe ekip në nivel vendi, përderisa ndërkombëtarizimi i kompanisë veçse ka filluar:

• Në nivel të kompanisë - Digjitalizimin e kompanisë BP HOME INVESTMENT,

• Në nivel qyteti - Digjitalizimin e vendbanimit - Lagjja QERSHIA dhe

• Në nivel shteti - Digjitalizimin e kompanive dhe profesionistëve përmes FINGERMARKET.com

NE, në dhjetë vitet e ardhshme:

1. Do të eksportojmë - investojmë shtëpi modulare dhe vendbanime të mençura në të gjithë botën nga Kosova dhe

2. Platformën Fingermarket do ta promovojmë si Zgjidhje-Solucion për ekonominë digjitale për të gjithë botën nga Kosova.

Fjalia e bukur “Jeta ime është mesazhi im”, e thënë nga Gandhi, më shoqëron gjithnjë, prejse e kam lexuar. Shembulli im dhe shembulli juaj duhet të shërbejë për gjeneratat në vazhdim, ku ne nuk e patëm rastin ta zgjedhim as historinë e as gjeografinë e vendit ku jetojmë dhe punojmë.

Gjykimi juaj për kompaninë deri tani i takon të kaluarës. Do të thotë, çka arritëm deri dje i takon të kaluarës, jo të ardhmes. Të ardhmen që duhet ta ndërtojmë për t’ua mundësuar njerëzve të këtij vendi të arrijnë gjëra të mrekullueshme dhe të mahnitshme, përmes ekosistemit të cilin ne e kemi nisur dhe do ta lartësojmë edhe më tutje.

Sinqerisht faleminderit për angazhimin, këshillat, kritikat, rekomandimet e sugjerimet tuaja! Do t’i ruaj si një xhevahir të çmuar për rrugën tutje.

Rruga për te cilën jemi nisur nuk është e lehtë, mirëpo ju premtoj se nëse shëndeti im dhe i juaji nuk do të na tradhtojnë, do të vazhdojmë bashkë me suksese dhe të ardhme të ndritur, si individë në nivel kompanie, familje - në nivel qyteti dhe ekonomi digjitale - në nivel shteti/shoqërie.

Unë ju falënderoj nga zemra për besimin, përkushtimin dhe të arriturat e juaja për kompaninë tonë të përbashkët. Tregimi për rrugëtimin tonë përtej këtyre kufijve do të jetë edhe më i fuqishëm dhe më i bujshëm për ata që do të vijnë pas nesh.

Sa i përket dhuratës për ditëlindje, ju jeni dhurata ime më me vlerë. Përkushtimi, sinqeriteti dhe besnikëria juaj është pasuria ime dhe dhuratë tjetër sot do të më ofendonte.

Zoti na e bekoftë jetën dhe shëndetin!

Image

Mentor Pllana – themelues dhe drejtor ekzekutiv i BP Home.

 

*Artikull i sponsorizuar nga BP Home