Haradinaj shpjegon mesazhin e Amerikës dhe Ramës për demarkacionin

Haradinaj shpjegon mesazhin e Amerikës dhe Ramës për demarkacionin

11 tetor 2017 21:05

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se kërkesa e vetme e shtetit amerikan është zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit.

Sipas tij, ata asnjëherë nuk kanë insistuar për vijën e kufirit.

“Unë kam pas takime me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit në shumë nivele, ata kanë insistuar çdo herë se nuk është insistim i tyre vija ku bie, a është në qafë të Çakorrit apo në Kuqishtë poshtë, dhe kjo për mu është burimore e jo anësore. Ajo që po kërkojmë prej juve kanë thënë se vullnetarisht keni bërë marrëveshje, zbatojeni”, ka thënë ai.

Porosinë e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj e komentoi veç si një mendim ndryshe, për çka thotë se një mendim të tillë e ndajnë edhe shumë të tjerë dhe nuk sheh problem në këtë.

Ai ka thënë se ka dy vjet e gjysmë që dëgjon mendime të kundërta me të.

“Ai ishte nikoqiri, vlerësoi që ta thotë atë, kemi mendime të ndara... unë e kam dëgjuar këtë qe dy vjet e gjysmë bile, nga të gjithë e kam dëgjuar, po nuk është tragjedi me pas mendime të ndara”, ka thënë Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme