VV reagon për dënimin e PZAP-it për kiosqet në shesh

VV reagon për dënimin e PZAP-it për kiosqet në shesh

11 tetor 2017 20:26

Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka reaguar ndaj vendimit të PZAP-it për dënimin e kësaj partie, për shkak shfrytëzimit të hapësirave publike për fushatë zgjedhore, të cilin vendim VV e ka quajtur absurd.

Sot PZAP njoftoi se e ka dënuar VV-në me 5100 euro për vendosjen e kiosqeve në shesh.

Reagimi i Vetëvendosjes:

Shtabi zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e cilëson absurd dënimin që PZAP-ja ia shqiptoi Lëvizjes për shkak të vendosjes së tendës për distribuimin e materialit zgjedhor në shesh.

Kjo formë e fushatës është e lejuar në të gjitha vendet demokratike dhe këtë instrument të shpërndarjes së materialeve zgjedhore dhe komunikimit me qytetarë organizata jonë e ka përdorur gati në secilën fushatë deri sot. Është e pa kuptimtë se si vendosja e pikave informuese, befasisht pas 3-4 fushatave, konsiderohet shkelje e kodit zgjedhor nga ana e PZAP-së.

Ne i kemi njoftuar me kohë të gjitha organet kompetente për këtë çështje, dhe posedojmë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për vendosjen e pikave informuese.

Këtë vendim të PZAP-së, do ta ankimojmë në Gjykatë Supreme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme