Një zyrtare e Ministrisë së Arsimit është duke mbajtur edhe një pozitë tjetër të rëndësishme, atë të anëtarit të Bordit të RTK-së, raporton KTV.
Lidhur me rastin e Mimoza Hasani-Pllanës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil kishte kërkuar nga Ministria në fjalë zbatimin e ligjit për shërbimin civil, që nënkuptonte pezullimin e saj nga pozita që mbante, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga kjo ministri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, edhe Hasani-Pllana e kishte njoftuar ministrinë për emërimin e saj, dhe nuk kishte marrë ndonjë përgjigje nëse do të mund t’i mbajë dy pozitat.
Përndryshe, Komisioni ka miratuar planin e punës për këtë vit me ligjet që do t’i ketë në punë, përfshirë atë për Prishtinën dhe Ligjin për RTK-në, derisa javën e ardhshme, do të shqyrtohen raportet vjetore të këtij institucioni dhe KPM-së.