Gjermania premton mbështetje për MKRS-në

Gjermania premton mbështetje për MKRS-në

11 tetor 2017 18:32

Ministri Kujtim Gashi ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë, transmeton Koha.net.

Gashi ka falënderuar ambasadorin gjerman Heldt dhe përmes tij qeverinë dhe popullin gjerman për ndihmën e pakursyer dhe të vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, njofton kumtesa ministrore.

Ndërkaq, ambasadori Christian Heldt, rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen. Ai potencoi se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë edhe më tutje, me theks në sferën e rinisë e të kulturës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme