Ministri Kujtim Gashi ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës e Gjermanisë, transmeton Koha.net.
Gashi ka falënderuar ambasadorin gjerman Heldt dhe përmes tij qeverinë dhe popullin gjerman për ndihmën e pakursyer dhe të vazhdueshme që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën në të gjitha fushat, posaçërisht në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit dhe rinisë, njofton kumtesa ministrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, ambasadori Christian Heldt, rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë përkrah Kosovës edhe në të ardhmen. Ai potencoi se mbështetja e ambasadës në projekte konkrete do të vazhdojë edhe më tutje, me theks në sferën e rinisë e të kulturës.