Kroacia premton përkrahje në sistemin e drejtësisë

Kroacia premton përkrahje në sistemin e drejtësisë

11 tetor 2017 17:13

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç, të cilën e njoftoi me prioritet e sistemit të drejtësisë në vend.

Tahiri shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mbi bazat e reciprocitetit dhe vullnetit të mirë, duke synuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë, jo vetëm në fushën e sundimit të ligjit, por edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe në ndarjen e përvojave të mira në procesin e integrimeve evropiane.

Ambasadorja Kapitanoviç shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme