“Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik”

“Kosova dhe Shqipëria, të bashkuara për reforma në rrugëtimin euro-atlantik”

11 tetor 2017 16:51

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, në cilësinë e presidentit shqiptar.

Veseli dhe Meta diskutuan për zhvillimet aktuale që kanë para vetes, Kosova dhe Shqipëria.

Duke e falënderuar Metën për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit midis dy vendeve, në të gjitha përgjegjësitë e tij institucionale në Shqipëri, veçanërisht gjatë udhëheqjes së Kuvendit të Shqipërisë, Veseli theksoi gatishmërinë e tij për të intensifikuar më tej këtë bashkëpunim, në interes të përbashkët.

Kreu i shtetit shqiptar shfaqi besimin se bashkëpunimi midis institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë do të vazhdojë në ritme edhe më të mëdha.

Veseli dhe Meta konfirmuan përkushtimin institucional të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për të kryer reformat e nevojshme në rrugëtimin euro-atlantik, si aspiratë dhe alternativë e vetme për të dyja vendet dhe rajonin në përgjithësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme