Arbëri

Dr. Basri Sejdiu caktohet u. d. drejtor i SHSKUK

Descriptive Text

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se pas diskutimeve, ka caktuar dr. Basri Sejdiun, u d. drejtor të këtij institucioni, njoftoi përmes një komunikate shërbimi përkatës i QKUK.

Dr. Basri Sejdiu deri tani ka shërbyes si ushtrues detyre i shefit të kardiologjisë invazive në QKUK.

Me rastin e pranim të detyrës, anëtarët e Bordit Drejtues shprehën përkrahje për Dr. Sejdiun, duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.

Prof. dr. Naser Ramadani, kryesues i Bordit Drejtues, tha se Bordi Drejtues shpreh përkrahjen e plotë për dr. Sejdiun në detyrën e re.

Ardian Ferizi, anëtar i Bordit Drejtues nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, u shpreh se dr. Sejdiu do ta ketë përkrahjen maksimale nga ana e Ministrit Ismali dhe Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi.

Dr. Islam Krasniqi, përfaqësues i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, shprehu përkrahjen e tij, tërë Federatës Sindikale e punëtorëve sindikalistë për u. d. drejtorin e ri.

Në anën tjetër, dr. Basri Sejdiu, u.d. drejtor i përgjithshëm theksoi se do të vazhdojë punët e mbetura, por me prioritet të lartë do të punojë në zhvillimin e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë invazive, ku do të krijohen kushte që pacientët të mos dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin ta marrin brenda institucioneve publike.

Po ashtu tha se do të punojë dhe angazhohet për zhvillimin edhe të fushave të tjera brenda institucioneve në varësi të SHSKUK-së.

Ky vendim ndodh pas dorëheqjes së drejtorit të deritashëm të SHSKUK-së, Curr Mazrekajt.