Arbëri

Ambasadori italian informohet për reformat e bëra në administratën e Kosovës

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Pasi falënderoi ambasadorin për vizitën , ai u shpreh mirënjohës për shtetin e Italisë, për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës. Bëhet e ditur se Yagcilar e informoi ambasadorin italian për fushëveprimin e ministrisë, për reformat në administratën publike dhe modernizimin e saj.

Ambasadori i Italisë Sardi e vlerësoi punën e bërë në fushën e reformave dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushat të interesit të përbashkët, por edhe për shkëmbimin e përvojave .