Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Pasi falënderoi ambasadorin për vizitën , ai u shpreh mirënjohës për shtetin e Italisë, për kontributin dhe mbështetjen që i ka dhënë shtetit të Kosovës. Bëhet e ditur se Yagcilar e informoi ambasadorin italian për fushëveprimin e ministrisë, për reformat në administratën publike dhe modernizimin e saj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAmbasadori i Italisë Sardi e vlerësoi punën e bërë në fushën e reformave dhe u pajtuan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në fushat të interesit të përbashkët, por edhe për shkëmbimin e përvojave .