Arbëri

PDK me program konkret për kafiteritë dhe jetën e natës

Shpesh dëgjojmë turistët të flasin dhe të shkruajnë për jetën e natës dhe kafiteritë e kryeqytetit kosovar.

Madje, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, i cilësoi edhe si biznesin më të madh pas ndërtuesve në Kosovë.

Karshi kësaj, Çelaj theksoi se duhet të tregohet respekt dhe jo të nënvlerësohet.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se komuna mund të ndihmojë në menaxhimin e orareve dhe zonave se ku ndërtohen ato.

“Në zonat ku banohet aty duhet të ketë kufizime të orar, në qendër duhet të ketë disa rrugë ku do të punohet më shumë sepse kudo qendra është më e zhurmshme dhe një pjesë tjetër ku do të jetë për “kllabing” e cila do të jetë një prej emblemave dhe qëllim i vizitës së turistëve, për çka shquhemi por që përpara jemi shquar më shumë”, ka thënë Çelaj.