Gjermania mbështet arsimin në Kosovë

Gjermania mbështet arsimin në Kosovë

10 tetor 2017 20:01

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim ambasadorin i ri të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, me të cilin bisedoi për çështje të arsimit në Kosovë dhe mbështetjen e deritanishme që Gjermania i ka dhënë vendit tonë, në aspektin financiar dhe atë konsultativ, njëherësh u fol edhe për mundësitë dhe modelet e bashkëpunimit të mëtejmë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Bytyqi theksoi se Kosova ende ka nevojë për mbështetje të partnerëve të fuqishëm ndërkombëtar siç është Gjermania me qëllim të përmbushjes së prioriteteve, të cilat qeveria i ka vendosur në mandatin e ri, duke pasur gjithnjë parasysh ngritjen e cilësisë. Në këtë kontekst u vlerësuar lartë kontributin e deritashëm të GIZ-it në zhvillimi e arsimit në Kosovë .

për të kuptuar se për cilat kuadro profesionale ka më shumë nevojë tregu i punës në Kosovë.

Ambasadori Christian Heldt, theksoi se, Qeveria e Gjermanisë është e gatshme të dot vazhdoj mbështetjen e arsimit në Kosovë, në të gjitha projektet arsimore dhe shtoi se një arsim cilësor ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik çfarë i nevojitet Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme