Veselinoviq në vend të Rikallos në KQZ

Veselinoviq në vend të Rikallos në KQZ

10 tetor 2017 18:34

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka emëruar anëtarin e ri të Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq , n​ë cilësinë e përfaqësuesit të Grupit Parlamentar Lista Serbe, njofton kumtesa presidenciale, transmeton Koha.net .

në këtë detyrë është emëruar në vend të Nenad Rikallos që ka marrë postin e ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Haradinaj.

Këtë vendim, presidenti Thaçi e ka marrë duke u bazuar në nenin 139, paragrafi 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61 dhe 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në propozimin e Grupit Parlamentar Lista Serbe.

Anëtari i ri i Komisionit Qendror Zgjedhor, Stevan Veselinoviq, sot ka dhënë betimin para presidentit Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme