Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.
Beqaj vlerësoi angazhimin e Luksemburgut përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite. Njoftoi Dostertin për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe përkushtimin për të bashkëpunuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBeqaj dhe Dostert, u dakorduan për bashkëpunim në fuqizim të sektorit privat, promovim të eksporteve, rritje të kapaciteteve dhe konkurrueshmërisë, në fushën e edukimit dhe me theks të veçantë tek trajnimet profesionale.
“Të rinjtë kosovarë janë një aset i çmuar, prandaj bashkërisht do të punohet në hapjen edhe të dy Qendrave të Kompetencës sikur në Ferizaj dhe Prizren, për t’i ofruar mundësi për zhvillim profesional dhe punësim të rinjve. Shkëmbimi i përvojave mes bizneseve të dy vendeve dhe krijimi i lidhjeve për bashkëpunim do të jetë në plan afatshkurtër të veprimit”, thuhet në komunikatën për media të MIN-së.