Arbëri

Bëhet zbulimi i shtatores së heroit Edmond Hoxha

Sot në një ceremoni solemne në Junik, do të bëhet zbulimi i shtatores së dëshmorit të kombit, Edmond Hoxha.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë t ditur Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media, shkruan kp.

Edmond Hoxha lindi më 10 tetor të vitit 1975 dhe u vra në Pestovë më 31 janar të vitit 1997, ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër të parët që iu bashkëngjitën kësaj ushtrie për çlirimin e Kosovës.