Ymeri sërish injoron Kosovën, “me mendje e me zemër me Kombëtaren”

Ymeri sërish injoron Kosovën, “me mendje e me zemër me Kombëtaren”

09 tetor 2017 21:21

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, sërish ka bërë tifo vetëm për kombëtaren shqiptare, ani pse edhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në të njëjtën kohë po zhvillon ndeshjen e fundit në rrugëtimin historik për kualifikimet në kampionatin botëror. Kishte bërë kështu edhe në nisje të udhëtimeve të dy ekipeve në sfidat e tyre. 

Ymeri ka postuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të kombëtares shqiptare, e ka thënë se punët e shumta në fushatë ia kanë pamundësuar që të jetë sonte në Shkodër.

“Edhe pse punët e shumta në fushatë na e kanë pamundësuar të jemi në “Loro Boriçi”, #memendje e #mezemër jemi aty, #meKombëtaren. #Përjetësisht”, ka shkruar Ymeri.

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kishte ngjallur reagime të shumta në shtatorin e vitit 2016, kur i kishte uruar sukses në rrugëtimin e saj për në botëror kombëtares shqiptare, por nuk ishte marrë fare me atë të Kosovës, e cila kishte nisur po atë ditë rrugëtimin e saj historik për biletë në garën më të madhe të futbollit në botë, që në vitin 2018 mbahet në Rusi.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, kishte shkruar Ymeri.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme