Haradinaj i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve

Haradinaj i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve

09 tetor 2017 13:11

Pas takimit të 5 përfaqësuesve të veteranëve me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u ka thënë veteranëve që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij ai e ka përfunduar.

Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit, raporton KTV.

Sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për të hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.

Veteranët tani janë drejtuar tek Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Lumi10/10/2017 10:33

Zot. Haradinaj, mos i keni ngaterru pushtetet! A keni JU autoritet qe pushtetit te drejtesise ti caktoni afate dhe ultimatume?! Nuk jeni ne ODE te Gllogjanit ku kryefamiljari i ndan punet dhe detyrat odatarëve!

Shto koment

Të ngjashme