Sllogani i Zgjedhjeve Lokale: Për komunën tënde-Voto

Sllogani i Zgjedhjeve Lokale: Për komunën tënde-Voto

09 tetor 2017 12:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale. Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi VI i vëzhguesve me 840 vëzhgues.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona. Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi slloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: “Për komunën tënde. Voto”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme