Arbëri

Veteranët duan takim me Haradinajn

Pas protestës së mbajtur para Qeverisë, nga veteranët e UÇK-së, synimi i tyre tani është takimi me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Siç raporton KTV, veteranët tani janë nisur drejt hyrjes së Qeverisë, duke tentuar të kenë një takim me Haradinajn.

KTV raporton se Halil Matoshi ka thënë se “Qeveria e Kosovës i ka ndarë mjetet financiare për pensionet e veteranëve dhe çështja i është kaluar Kuvendit ku do të shqyrtohet rishikimi i buxhetit”.

Ata kanë kërkuar që të hyjnë 5 përfaqësues të tyre në takim me Haradinajn, mirëpo ende nuk po lejohen nga sigurimi dhe policia derisa të marrin një përgjigje nga zyra e kryeministrit.

{gallery}