Arbëri

“Pas Katalonjës, më pak njohje për Kosovën”

Akademiku dhe profesori i të Drejtës Ndërkombëtare Tibor Varadi ka deklaruar se pas referendumit katalonjës pret “pak më shumë përmbajtje” rreth njohjes së Kosovës. Megjithatë, siç thotë ai, nuk pret edhe rishqyrtimin e njohjes, transmeton Koha.net.

"Sigurisht se gjatë një kohe nuk do të ketë njohje të reja për Kosovën. Nuk besoj se çështja e Kosovës do të rishqyrtohet”, ka thënë ai për rts.

Ai nuk pret ndryshime rrënjësore, e thotë se me siguri gjatë pranimit në UNESCO do të ketë shumë më shumë vende të përmbajtura sepse paralelja me Katalonjën do të jetë e pranishme.

I pyetur nëse pret që ndonjë nga shtete te BE-së të thotë se ka gabuar që e ka njohur Kosovës, ai është përgjigjur: “Kuptim ka, por mendoj se kjo ka pak gjasa” .