Arbëri

Rama “kosovarizon” Qeverinë e Shqipërisë

Një nga risitë e kabinetit qeveritar “Rama 2” është përfshirja në listën e zv.ministrave të katër emrave që vijnë nga Kosova. Besa Shahini, Hajrulla Çeku, Valbona Shujaku dhe Ilirjana Bajraktari janë katër nga 33 zëvendësministrat e 11 ministrive në Qeverinë e re të Republikës së Shqipërisë, që vazhdon të drejtohet nga kryeministri Edi Rama, shkruan Koha Ditore.

Ekipi i zëvendësministrave dhe zëvendësministreve do të zyrtarizohet në fillim të javës së ardhshme në mbledhjen e Qeverisë.

Asambleja e Partisë Socialiste, forumi më i lartë i kësaj partie, ka qenë vendi ku kryeministri dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, ka prezantuar 33 zëvendësministrat, ku befasi kanë qenë katër emrat nga Kosova.

Besa Shahini do të jetë zëvendësministre e Arsimit dhe e Rinisë, Hajrulla Çeku do të mbajë postin e zëvendësministrit të Turizmit e Mjedisit, Valbona Shajaku do jetë zëvendësministre e Kulturës, ndërsa Ilirjana Bajraktari do të jetë zv.ministre e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.