Veseli: Provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin tonë janë të paqena Foto: Koha / Ilustrim

Veseli: Provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin tonë janë të paqena

08 tetor 2017 14:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli thotë se provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën e Kosovës janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë.

Ai deklaroi se ka filluar intensifikimi i një propagande kundër Republikës së Kosovës, por tha: “le ta harron Serbia Kosovën”. Sipas tij, Kosova ka Zot dhe ka perspektivë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk na bën fare përshtypje çfarë thotë Daçiqi. Në të njëjtën kohë ne do të vazhdojmë për fuqizimin e shtetit tonë. Për fqinjësi të mirë jemi të hapur dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona që të kemi fqinjësi të mirë, por provokimet që vijnë nga Serbia për stabilitetin dhe perspektivën tonë janë të paqena dhe nuk do t’i nënshtrohemi në asnjë mënyrë, të jenë të sigurt. Po e shoh se ka filluar intensifikimin e një propagande kundër Republikës së Kosovës, le ta harrojnë Kosovën. Kosova ka Zot dhe ka perspektivë”, deklaroi Veseli, raporton kp. 

Këto deklarata kryetari i PDK-së i ka bërë gjatë një vizite në bodrumin e verës “Haxhijaha” në Rahovec.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme