Arbëri

MAPL rinovon në shkollë në Kamenicë

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit -Renovimi i objektit të shkollës në fshatin Gjurishefc- në komunën e Kamenicës, njofton kumtesa nga MAPL, transmeton Koha.net.

Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes MAPL-së dhe Komunës së Kamenicës u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale me interes për komunat dhe qytetarët.