Arbëri

Kocijançiç: Gjithmonë kemi pasur bashkëpunim me SHBA-në në dialogun Kosovë-Serbi

Descriptive Text

Zëdhënësja e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Maja Kocijançiç ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë, i mbikëqyrur nga BE, gjithmonë e ka pasur mbështetjen e SHBA-së dhe se ky bashkëpunim i afërt do të vazhdojë edhe më tutje.

“SHBA-ja gjithmonë e ka mbështetur dialogun të cilin e ndërmjetëson BE-ja dhe së bashku do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për së afërmi me për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kocijançiç për agjencinë serbe të lajmeve “Beta” duke u përgjigjur ndaj deklaratave të presidentit Hashim Thaçi për përfshirjen e SHBA-së në dialogun mes Kosovës e Serbisë, transmeton Koha.net.

Këtë deklaratë, Thaçi e bëri pas takimit të javës së kaluar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.