Shkarkimet në Akreditim: Fitore e mashtruesve Foto: Koha / ilustrim

Shkarkimet në Akreditim: Fitore e mashtruesve

08 tetor 2017 08:02

Mashtrime të shumta ka identifikuar Bordi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) në mbledhjen e fundit të mbajtur më 22 shtator të këtij viti.

82 persona shtetas të huaj, me gradë akademike Doktor shkence (PhD), të cilët ishin paraqitur në Kosovë si staf i rregullt akademik, janë identifikuar nga bordi i KSHC-së se kanë marrëdhënie të rregullt të punës edhe në shtetet e tyre të origjinës, shkruan sot “e diela me Koha Ditore”.

Bordi, po ashtu, ka tërhequr akreditimin për disa programe që kishin tentuar ta mashtronin agjencinë me profesorë që nuk ushtrojnë aktivitetin në Kosovë, duke ua ka pamundësuar 60 profesorëve nga rajoni (Maqedonia, Shqipëria dhe vendet e tjera) të shfrytëzojnë edhe më tej gradën e tyre akademike për interesa të institucioneve të arsimit të lartë.

Emrat e tyre janë përdorur vetëm për qëllime akreditimi, madje disa nga ta kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për këtë dhe as që janë angazhuar ndonjëherë në këto kolegje.

Gazeta ka siguruar nga burimet e saj disa emra profesorësh nga shtetet e rajonit, të cilët janë paraqitur nga kolegje private në Kosovë si staf i tyre... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme