Tregtarët që s’i njohin kufijtë

Tregtarët që s’i njohin kufijtë

08 tetor 2017 07:03

Musli Ademi e kalon qe tetëmbëdhjetë vjet dy herë në ditë kufirin Kosovë-Shqipëri në Morinë. Është nga fshati kufitar shqiptar, Bardhoc. Adresën e ka të njëjtë: Tregun e kuksianëve në dalje të Prizrenit. Familjen e mban me shitjen e mallrave të vendosura me kujdes në tezgën para vetes. Ademi ka nisur së fundi të furnizohet me produkte në qytetin e Ferizajt për t’i shitur në Prizren.

“Kohët e fundit kam filluar të furnizohem në Ferizaj me pantofla dhe sandale grash, dhe të shes në Prizren, pasi dogana në Vërmicë po na nxjerr mjaft probleme. Nga fshati im ka edhe 15 të tjerë që punojnë në zonën e Prizrenit, e që bëjnë punë të ndryshme”, tregon si me drojë Ademi, shkruan sot “e diela me Koha Ditore”.

Ngjashëm si ai, edhe Lemja nga Kukësi e kalon përditë kufirin. Është gjashtëdhjetë vjeçe. Në kohën e komunizmit në Shqipëri punonte si nëpunëse në Ndërmarrjen e Prodhimit të Qilimave e Sixhadeve në qytetin e Kukësit. Pas mbylljes së ndërmarrjes në vitin 1992, Lemja ashtu si 500 gratë e vajzat kuksiane që punonin në të mbeti e papunë.

”Punojmë për të mbijetuar. Nuk kam pension, ndërkohë që bashkëshorti merr një pension invaliditeti”, thotë Lemja. Ajo ka një tezgë në tregun e Qylhanit, ku shet artikuj të ndryshëm, madje edhe bukë të gatuar në furrat e bukës në Kukës, që kërkohet në Prizren... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme