Rexha: Nuk dua të besoj që ministri i Arsimit është produkt i programeve të akredituara Foto: Koha

Rexha: Nuk dua të besoj që ministri i Arsimit është produkt i programeve të akredituara

08 tetor 2017 07:30

Një ditë para shkarkimit, Bordi i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës ka refuzuar dhjetëra kërkesa të institucioneve të arsimit të lartë, kryesisht për programet studimore. Në total, Këshilli Shtetëror i Cilësisë në AKA ka pezulluar 140 programe studimore, përfshirë edhe të tilla që kanë pasur me nga 1 mijë studentë e me të ardhura milionëshe.

Kjo goditje e madhe ndaj studimeve të parregullta dhe revolta e pronarëve të këtyre institucioneve kanë mundur të jenë ndër arsyet që Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të shkarkojë Bordin e AKA-së, ka thënë Blerim Rexha në intervistën për “Koha Ditore”.

Ai nuk ka treguar detajet se nga cilat drejtime i ka ardhur presioni dhe cilat institucione të arsimit të lartë kanë afërsi me liderët politikë që tash drejtojnë Qeverinë. Por, ai e ka përsëritur atë që i kishte shkruar në letër të hapur, kryeministrit Ramush Haradinaj, se vendimi dhe ai pak arsyetim janë ofendues për të dhe për anëtarët e tjerë të bordit, përfshirë dy ekspertë ndërkombëtarë.

Rexha ka doktoruar në Universitetin Teknik të Vjenës dhe është profesor në Fakultetin Teknik të Universitetin e Prishtinës. Dikur ka qenë zëvendësministër i Energjisë dhe Minierave.

Afro tre muaj ka drejtuar edhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ndërsa nga tetori i vitit 2015 ishte kryetar i Këshillit Shtetërorë të Cilësisë (KSHC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA). Është shkarkuar në fund të shtatorit me vendim të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi e me kërkesë të kryeministrit Haradinaj... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme