“Shkarkimet në akreditim: fitore e mashtruesve”, gjerësisht në të dielën me Koha Ditore

“Shkarkimet në akreditim: fitore e mashtruesve”, gjerësisht në të dielën me Koha Ditore

07 tetor 2017 23:00

E diela me Kohën Ditore, këtë javë i kushtohet vendimit të Qeverisë për shkarkimin e Bordit Shtetëror të Cilësisë.

Gazetarja Edona Kutleshi, bën një përmbledhje të punës së këtij institucioni e shkeljet që kishte identifikuar, edhe atë në mbledhjen e fundit para shkarkimet.

Derisa Elmaz Isufi, për këtë temë shkruan se pse me shkeljet e gjetura në institucionet private të arsimit do të duhej të merrej Prokuroria e jo Qeveria.

I intervistuar për këtë javë është ish-drejtori i Këshillit Shtetëror për Cilësi, Blerim Rexha.

Te Reportazhet nga vendi, veçohet ai për fshatrat e Rugovës, që gradualisht po mbeten pa banorë.

E nga bota, do të mund të lexoni për gazetën afgane ‘Etilat e Rzo’ dhe vështirësitë e saj në raportimin për korrupsionin në këtë shtet.

Në 7 shkronja, këtë javë njoftoheni me Eki Rrahmanin, regjisorin nga Kosova që punon në Angli dhe punën e tij.

E, në Kosovarçe, lexoni për tregtarët që ofrojnë shërbime në zona kufitare dhe rutinën e tyre të përditshme.

Se kush është duke punuar në versionin e këngës ‘Despacito’ me çifteli e kuptoni në faqet e kulturës, ku gjithashtu lexoni edhe profile të muzikantëve të huaj, ndërsa në monument, lexoni për konakun e Haki Spahiut.

Nga faqet e Sportit, Koha Ditore, shkruan për 3 motrat Rexhepi që jetojnë në Suedi dhe sukseset e tyre në sportin e hendbollit, e gjithashtu edhe për Rilind Obertincën, të parin fizioterapeut në botë që ka marrë diplomë nga departamenti mjekësor i FIFA-s.

Gjithashtu, edhe për më të rejat nga filmat, muzika, librat, automobilistika e enigmatikë, gjeni në 82 faqet e së dielës me Kohën Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme